Kabinetin e Presidentit, sot e vizituan studentë të Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Gjatë qëndrimit në Kabinet u takuan me Presidentin Pendarovski dhe biseduan me të mbi aktivitetet dhe kompetencat kushtetuese, kurse i shkëmbyen edhe mendimet e tyre mbi proceset shoqërore dhe mbi perspektivat e të rinjve.
Paraprakisht, vizitorët kishin mundësi t’i shikojnë në të cilat zhvillohen takimet zyrtare dhe të punës të Presidentit, konferencat për shtyp dhe solemnitetet, Sallën “Mozaik” me diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e një prej artistëve më të rëndësishëm bashkëkohorë maqedonas Gligor Çemerski.
Studentët u njohën edhe me historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, me qëllimin e tij të sotshëm, si dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.





