Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase

5 Maj 2024 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë,

Gëzuar 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase. Para 79 vjetësh është vendosur alfabeti maqedonas nëpërmjet të cilit zhvillimi i vazhdueshëm i gjuhës maqedonase nëpër shekuj më në fund e mori kornizën e vet dhe u formalizua. Nga dorëshkrimet e para sllave kishtare të shekullit të 10-të, nëpërmjet vetëdijes së shfaqur qartë për veçantinë e saj në shekullin e njëzet, që kulminoi me veprën e Misirkovit, mandej nëpërmjet Racinit deri te Koneski, Kepeski, Llape … deri në ditët e sotme, gjuha maqedonase u zhvillua dhe u pasurua duke e përforcuar pozitën e vet në familjen botërore të gjuhëve. Gjuhën maqedonase si gjuhë zyrtare në atdheun tonë e flasin qytetarët tanë, shumë maqedonas në diasporë, por edhe shumë adhurues dhe sllavistë maqedonistë të respektuar në mbarë botën.

Derisa e flasim, deri sa krijojmë në maqedonisht, gjuha jonë do të ekzistojë dhe të gjitha mohimet irracionale të saj do të jenë të pavlefshme. Derisa të jenë gjallë folësit do të jetë gjallë edhe gjuha, dhe derisa është gjallë gjuha maqedonase do të ekzistojë edhe identiteti ynë maqedonas. Prandaj ta ruajmë dhe të kujdesemi, dhe t’i përdorim gjithmonë fjalët më të ëmbla dhe më të bukura duke shprehur respekt, vëmendje dhe dashuri.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....