Në intervistën për “Euronews” Shqipëria, Presidenti Stevo Pendarovski foli mbi rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe se përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i mundshëm vetëm nëse të gjashtë shtetet punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkëpunimin rajonal. Presidenti Pendarovski në intervistë foli edhe mbi punën e tij në vitet e kaluara, në të cilat, siç tha, ka qenë i barabartë ndaj të gjitha bashkësive etnike dhe në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore është angazhuar që çdo individ, pa marrë parasysh se cilës bashkësi etnike i përket, të zërë vendin e vet në shoqërinë multietnike maqedonase.
Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase
Të nderuar bashkëqytetarë, Gëzuar 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase. Para 79 vjetësh është vendosur alfabeti maqedonas nëpërmjet të cilit zhvillimi i vazhdueshëm i gjuhës maqedonase nëpër shekuj më në fund e mori kornizën e vet dhe u formalizua. Nga dorëshkrimet e...




