Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi dekretin për ndryshime në Ligjin për siguri në qarkullimin rrugor me të cilat zgjatet afati i patentave me emrin e vjetër kushtetues, kurse afati përfundimtar për ndryshimin e tyre të jetë 31 dhjetor 2024.
Presidenti Pendarovski e përshëndet vendimin e deputetëve të cilët sot i vendosën interesat e qytetarëve mbi politikën ditore dhe morën vendim për patentat e shoferëve.





