VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij.
Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do të arrijë asgjë. Qytetarët e dinë mirë se kush është Presidenti Pendarovski, i cili është vazhdimisht transparent, i hapur dhe midis qytetarëve.
Nëse janë një opsion serioz politik i cili ka ofertë për qytetarët, u rekomandojmë të fokusohen në të, dhe jo në politikën provinciale.




