Presidenti Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja Elizabeta Gjorgievska, po qëndron në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në përbërjen e delegacionit zyrtar gjatë vizitës në EBA është edhe ministri i financave, Fatmir Besimi.
Presidenti Pendarovski, nesër, më 15 mars 2023 në Abu Dabi do të mirëpritet nga N.V. Sheik Mohamed bin Zajed bin Sulltan Al Nahjan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sunduesi i Abu Dabit.
Gjatë vizitës zyrtare është paraparë që Presidenti Pendarovski të vendosë lule pranë Bahat Al Karama (Oaza e dinjitetit) dhe të bëjë homazh për martirët dhe heronjtë e Emirateve të Bashkuara Arabe.





