Thirrje publike për paraqitje të vizitorëve në ekspozitën “Pas Makedoniumit” në Kabinetin e Presidentit

20 Shtator 2022 | Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit nga 21 deri më 30 shtator 2022 do të vendoset ekspozita “Pas Makedoniumit” – skica, vizatime, fotografi dhe makete nga koleksioni privat të autorëve Jordan dhe Iskra Grabullovski, autor i njërës prej përmendoreve më të njohur Makedonium në Krushevë.

Ekspozita organizohet me rastin e 31 vjetorit të pavarësisë së shtetit maqedonas, kurse Makedoniumi me vlerat e veta artistike dhe arkitektonike, si dhe me simbolikën dhe përmbajtjen historike e artikulon pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore-historike.

Ekspozita do të hapet për vizitorët nga 22 deri më 30 shtator me paraqitje paraprake në faqen zyrtare në internet të Presidentit: https://stevopendarovski.mk/otvoren-kabinet/. Vizita do të organizohet në varësi nga numri i qytetarëve të paraqitur.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....