Presidenti Stevo Pendarovski, sot në Abu Dabi, u takua me Sheikun Mohamed bin Zajed bin Sulltan Al Nahjan, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sunduesin e ABu Dabit.
Në këtë takim janë shkëmbyer mendime mbi mundësitë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, çështjet aktuale ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe mbi prioritetet e jashtme dhe mbi gjendjen politike në të dy vendet.
Presidenti Pendarovski e uroi për emërimin e tij si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shprehu bindjen se Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbeten të përkushtuara në ruajtjen e paqes dhe sigurisë rajonale dhe globale, si përpjekjet tona të përbashkëta.
Në këtë takim u konstatua zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe shprehu pritjen se dialogu i mirë politik, bashkëpunimi multilateral dhe respektimi i ndërsjellë do të vazhdojnë me të njëjtën dinamikë edhe në të ardhmen, që do të rezultojë me bashkëpunim konkret në shumë fusha të interesit të përbashkët.
Presidenti e theksoi interesin e Maqedonisë së Veriut për përparim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Me qëllim të nxitjes dhe përparimit të bashkëpunimit midis bashkësive të biznesit, Presidenti e theksoi nevojën e përmirësimit të kornizës juridike midis dy vendeve dhe i inkurajoi iniciativat për lidhjen e marrëveshjeve dhe kontratave bilaterale për bashkëpunim në shumë fusha. Në këtë takim u bisedua mbi vendosjen e linjës të drejtpërdrejtë së fluturimit Shkup-Abu Dabi, kurse u përgëzuan edhe iniciativat për mbështetje të projekteve investuese dhe në infrastrukturë nga EBA-ja, që janë me interes strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në suazat e vizitës zyrtare Emiratet e Bashkuara Arabe, Presidenti Pendarovski e vizitoi Vahat Al Karama- Oazën e dinjitetit, si dhe vendosën lule dhe bënë homazhe për martirët dhe heronjtë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Xhaminë e Madhe të Sheikut Zajed si një nga veprat arkitektonike më mbresëlënëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, në ndërtimin e të cilës janë përdorur edhe materiale nga Prilepi.
Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Shtëpinë familjare të Avraamit, e cila me dizajnin dhe misionin e vet i shpreh vlerat e përbashkëta të judaizmit, krishterimit dhe islamit dhe shërben si platformë dhe qendër arsimore për mirëkuptim, pranim dhe tolerancë të ndërsjellë.
Vizita e Presidentit Pendarovski në Emiratet e Bashkuara Arabe është vizita e parë në nivel presidencial. Në suazat e vizitës, si pjesë e bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Jashtme u nënshkrua edhe Memorandumi për heqjen e vizave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për mbartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.





