Presidenti Stevo i priti përfaqësuesit e Asociacionit maqedonas të ciceronëve dhe shoqëruesve turistikë (AMCSHT)
Përfaqësuesit e asociacionit e njohën Presidentin Pendarovski me punën dhe përpjekjet e tyre për krijim të edukimit cilësor të ciceronëve dhe shoqëruesve turistikë, me qëllim që të sigurohen shërbime cilësore dhe profesionale. Gjithashtu, përfaqësuesit e asociacionit duke i prezantuar aktivitetet në drejtim të përmirësimit të pozitës së ciceronëve dhe të profesionit të tyre, thanë se nuk kanë status të rregulluar, kurse si rrjedhim nuk kanë edhe sigurim shëndetësor dhe pensional.





