Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Jan Lipavskin, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, që është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme midis dy shteteve, të cilat janë miqësore, me dialog intensiv politike në nivel të lartë.
Në lidhje me aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen e përhershme çeke në raport me politikën e zgjerimit dhe në atë kontekst u shkëmbyen mendime mbi rrjedhën e skriningut bilateral me BE-në.
Në takim u bisedua edhe mbi gjendjen aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku Presidenti Pendarovski theksoi se stabiliteti dhe siguria e rajonit, si dhe zhvillimi i tij demokratik, bazohen në perspektivën evropiane dhe në atë drejtim shprehu nevojën që BE-ja ta mbajë fokusin në rajon.
Presidenti Pendarovski dhe ministri Lipavski biseduan edhe mbi gjendjen në Ukrainë, marrëveshjen partnere të aleatëve në NATO, si dhe mbi aktivitetet e kryesimit maqedonas me OSBE-në në atë kontekst.





