Të nderuar,
Në lidhje me pyetjet e mediave drejtuar institucionit tonë, konfirmojmë se rroga për muajin janar 2023 nuk është paguar për të punësuarit në Kabinet dhe për Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Arsyetimin që e morëm nga Ministria e Financave është se në Buxhetin për vitin 2023 nuk ka mjete shtesë për pagim të rrogave për të punësuarit në Kabinetin e Presidentit dhe konsiderojmë se është i pabazuar.
Kabineti i Presidentit në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar kolektive me Sindikatën e AOGJSH-së dhe Organizatën sindikaliste të të punësuarve, parashikoi zmadhim prej 5% të rrogës vetëm për nëpunësit shtetërorë të cilët janë të punësuar në Kabinetin e Presidentit. Ky zmadhim nuk ka vlen për Presidentin, zyrtarët e emëruar dhe këshilltarët e veçantë në Kabinet. Mjetet për Buxhetin në vitin 2023 janë siguruar nëpërmjet kursimeve personale në buxhetin e institucionit tonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga Ministria e Financave.
Kërkesa për mjete financiare për rroga për muajin janar 2023, të cilën Kabineti i Presidentit ia dorëzoi Ministrisë së Financave është përpunuar në përputhje me Ligjin, në suazat e mjeteve të miratuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, shfrytëzues i buxhetit – President dhe në përputhje me Marrëveshjen kolektive për të punësuarit në Presidencën e Republikën e Maqedonisë së Veriut.





