Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e pjesëmarrjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike – COP28 në Dubai realizoi takime të shkurtra me Mbretin britanik Çarlsin e Tretë, me Mbretin e Jordanisë, Abdullai i Dytë dhe Presidenten e Republikës së Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe Presidenten e Republikës së Sllovakisë Zuzana Çaputova, me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, me Presidentin e Qipros Nikos Kristodulidis, me Presidentin e Brazilit Luis Inacio Lula da Silva, me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sançez Perez-Kastehon, me Kryeministrin e Holandës, Mark Rute, me Kryeministren e Islandës, Katrin Jakobsdotir, me Kryeministrin e Indisë, Narendra Modi, me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me ministrin e Jashtëm britanik dhe ish-kryeministrin David Kamerun, me ish-kryeministrin britanik, Toni Bler dhe me presidentin e FIFA-s, Xhani Infatino.
Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase
Të nderuar bashkëqytetarë, Gëzuar 5 Majin – Ditën e Gjuhës Maqedonase. Para 79 vjetësh është vendosur alfabeti maqedonas nëpërmjet të cilit zhvillimi i vazhdueshëm i gjuhës maqedonase nëpër shekuj më në fund e mori kornizën e vet dhe u formalizua. Nga dorëshkrimet e...




