Shënimi i 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski dhe të anëtarëve të delegacionit

26 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e shënimit të 19-vjetorit të vdekjes së Presidentit Boris Trajkovski dhe të anëtarëve të delegacionit në fatkeqësinë ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit, në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot vendosi kurorë me lule të freskëta pranë varrit të Presidentit Boris Trajkovski në varrezat “Butel” në Shkup.

Presidenti Pendarovski vendosi kurora me lule të freskëta edhe në vendpushimet e përjetshme të anëtarëve të delegacionit që ndruan jetë në këtë fatkeqësi: Dimka Illkove-Boshkoviq, Riste Bllazhevski, Mile Kërstevski, Marko Markovski dhe Branko Ivanovski në varrezat në “Butel” në Shkup.

Delegacione nga Kabineti i Presidentit sot vendosën lule të freskëta edhe në përmendoren në vendin e fatkeqësisë në Rotimlje, në afërsi të Mostarit, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendpushimin e përjetshëm të Anita Krishan Llozanovskës në varrezat në Veles.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....