Presidenti Pendarovski mbajti fjalim në ekspozitën e Galerisë së 54-t botërore të karikaturave – Shkup 2022 dhe Bienalen hosten të vizatimeve Shkup 2022

23 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë mori pjesë dhe mbajti fjalim në hapjen e ekspozitës së Galerisë së 54-t botërore të karikaturave – Shkup 202 dhe të Bienales hosten të vizatimeve Shkup 2022 në Çifte hamam në Galerinë nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ekspozitë janë vendosur vepra të autorëve të përzgjedhur dhe që kanë fituar çmime, kurse në këtë eveniment janë dhënë çmimet për artistët më të suksesshëm, si dhe mirënjohjet për partnerët dhe bashkëpunëtorët e “Hostenit”. Presidenti Pendarovski e dha çmimin GRAN PRI të Bienales hosten Shkup 2019 artistit i cili vjen nga Izraeli, por ka lindur në Shkup – Mati Grunberg, të cilit ky çmim për shkak të pandemisë së kovid-19 deri më tani nuk i është dhënë.

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

Të nderuar pjesëmarrës në Galerinë e 54-t botërore të karikaturave dhe Bienalen hosten të vizatimeve Shkup 2022,
Të nderuar organizatorë,
Të nderuar adhurues të artit dhe karikaturës,
Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë t’ju drejtohem në hapjen e ekspozitës së veprave të Galerisë së 54-të botërore të karikaturave të HOSTENIT dhe Bienales së Vizatimit së Hostenit, e cila është pasuruar me dhënien e çmimeve dhe mirënjohjeve për autorët më të suksesshëm.

Falë përzgjedhjes së veprave në suazat e Galerisë së 54-të botërore, kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të takuar karikaturistët më të mirë të botës dhe për të marrë një pasqyrë të zhvillimeve aktuale në një nga artet më komplekse dhe, sipas disave, zhanret më të guximshme në artet pamore. Karikatura me interdisiplinaritetin e saj, e cila i bashkon artet vizuale dhe mesazhet metaforike gjuhësore për ato aspekte të botës që nuk janë të këndshme dhe me të cilat nuk duam të ballafaqohemi, është paradigmë e sfidës, kritikës dhe ndërgjegjes së artistëve.

Në një kohë kur teknologjitë e reja dhe kanalet e komunikimit mbizotërojnë në çdo sferë, kështu që edhe në arte, edhe përkrah zhvillimit intensiv të digjitalizimit, karikatura mbijeton dhe vazhdon të magjepsë e të tërheqë vëmendjen dhe interesin, pikërisht sepse në të është vendosur misioni bazë i artit – të jetë një kritik dhe korrigjues i çdo anomalie shoqërore dhe njerëzore dhe t’i zbulojë atë që dikush në pozita të pushtetit do të donte ta impononte ose ta fshehë.

Autorët e karikaturës, nëpërmjet aftësive të veta për të vizatuar dhe thellësinë e mesazhit, nëpërmjet vetëm një vizatimi shprehin qëndrime dhe mesazhe që janë një “hosten” i vërtetë që thumbon aty ku dhemb më shumë, në plagët shoqërore, duke e çliruar njerëzimin nga gënjeshtra dhe hipokrizia.

Në një kohë, shkrimtari i madh Jozef Konrad ka thënë se karikatura vendos fytyrën e shakasë mbi trupin e të vërtetës. Sa na ndihmon karikatura me dimensionin e saj humoristik për të kuptuar dhe kapërcyer realitetin e pakëndshëm që mbretëron në botë? Çfarë mjeti na mbetet për të përmirësuar botën dhe për të përmirësuar veten? Padyshim që këto janë pyetje të afërta me ato që i vendos edhe karikatura. Kurse përgjigjet gjenden në gatishmërinë dhe guximin tonë për t’ia parashtruar ato pyetje vetes, të tjerëve dhe bashkësisë.

Të nderuar,

Një punë e madhe për një komb është se mund të mburremi me historinë prej pesë dekadash e gjysmë të Galerisë botërore të karikaturave. Evenimente të tilla janë shtylla të kulturës dhe të shoqërisë sonë në përgjithësi. Padyshim, si shumë zhvillime të tjera artistike dhe kulturore, kemi obligim të kultivojmë dhe mbështesim Galerinë botërore të karikaturave. Aktivitetet që HOSTENI i organizon së bashku me Galerinë botërore të karikaturave, duke përfshirë Bienalen e Vizatimit Hosten, janë domosdoshmëri jetike e jetës sonë kulturore. Vlera e tyre nuk mund dhe nuk duhet të matet kurrë nëpërmjet prizmit tregtar.

Bota konsumatore ku jetojmë nuk favorizon zhanre artistike suptile dhe në dukje të vogla si karikatura, por përgjegjësit duhet të jenë të vetëdijshëm për vlerën e saj. Si një lloj korrigjuesi i aspekteve të sëmura të një shoqërie, si lider i lirisë së shprehjes dhe mbrojtës i etikës dhe estetikës, karikatura duhet të ketë një vend të veçantë në politikat tona kulturore. Elita jonë kulturore e ka kuptuar shumë mirë këtë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kur formuan nënfletën humoristike dhe satirike “Hosten”, e ndër ta, dëgjuam pak më parë, ndër të tjerët ishin Bllazhe Koneski, Aco Shopov, Vllado Maleski , Sllavko Janeski, Vasilije Popoviq-Cico, Darko Markoviq, Dimitar Çudo, Ane Vasilevski e shumë të tjerë…

Edhe njëherë i përgëzoj organizatorët dhe të gjithë autorët e përzgjedhur të cilët janë pjesë e ekspozitës.

Shpresoj se në ditët e ardhshme Çifte hamam do të e mbushur me vizitorë të cilët do të kenë shans të shikojnë një ekspozitë veçanërisht të veçantë.

Ju faleminderit.


 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....