Presidenti Pendarovski i mirëpriti përfaqësuesit e Kolegjiumit programor të QRK-së

23 Janar 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti përfaqësuesit e Kolegjiumit programor të Qendrës rinore kulturore – QRK

Përfaqësuesit e kolegjiumit programor e njohën Presidentin Pendarovski me ngjarjet e fundit në Qendrën rinore kulturore. Ata sqaruan se me buxhetin e dhënë nga Qyteti i Shkupit për vitin 2023 do të shkaktohet dëm i pandreqshëm mbi institucioni dhe se kështu do të rrezikohet tërësisht funksionimi i QRK-së, si dhe funksionimi i ansambleve të cilët veprojnë në këtë institucion dhe festivalet me traditë shumëvjeçare.

Përfaqësuesit e Kolegjiumit programor të QRK-së informuan edhe mbi procesin e emërimit të u.d. drejtor në këtë institucion, që sipas tyre ka ndodhur duke i anashkaluar qëllimisht procedurat e përcaktuara ligjore dhe kërkuan mbështetje nga Presidenti për kërkesën e tyre – konkurs i hapur dhe ligjor për drejtor të QRK-së.

Presidenti Pendarovski tha se duhet që të gjendet sa më shpejt zgjidhje për këto sfida në suazat e procedurave dhe normativave ligjore.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....