Presidenti Stevo Pendarovski, mbrëmë, pas përfundimit të seancës së Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë teknike për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, në Kabinetin e vet i mirëpriti anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë.
Anëtarëve të Qeverisë teknike, Presidenti Pendarovski u dëshiroi punë efikase dhe zbatim të suksesshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.





