Në suazat e Kabinetit të hapur anëtarë të Këshillit të të rinjve të Komunës së Gostivarit dhe studentë të Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, sot e vizituan Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski.
Gjatë takimit me Presidentin Pendarovski biseduan mbi punën dhe kompetencat e tij, kurse shkëmbyen mendim edhe mbi gjendjen aktuale në fushën e interesave të tyre profesionale dhe të karrierës.
Në suazat e vizitës së hapësirave të Kabinetit në të cilat mbahen takimet zyrtare dhe të punës, u njohën me historinë e objektit dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Në Sallën “Mozaik” e panë diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritshëm” dhe “Maqedonia – vendi kujton” – vepër e artistit bashkëkohor, akademikut Gligor Çemerski.
Në korridor, studentët e Fakultetit të Arkitekturës kishin mundësi ta shikojnë edhe ekspozitën “Laboratori i të kaluarës për të ardhmen: Rrëfime nga Shkolla Verore për Arkitekturë në manastirin “Shën. Joakimi i Osogovisë, 1992-2017” me të cilën shteti u prezantua në bienalen e Venecias 2023.
Kabineti i hapur mundëson vazhdimisht takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Pendarovski. Deri më tani Kabinetin e kanë vizituar mijëra qytetarë të profesioneve dhe moshave të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe nëntëvjeçare nga vendi.





