Presidenti Stevo Pendarovski sot në librarinë “Sakam knigi” (Dua libra) u takua me shkrimtaren Olja Petrushevska Tomeva.
Duke theksuar se pothuajse dhe nuk ka ndonjë ngjashmëri midis të shkruarit dhe profesionit të saj primar si jurist dhe magjistër i Të drejtës evropiane dhe integrimeve, Petrushevska Tomeva theksoi se të shkruarit për të është vendi më i sigurt dhe tha se dëshiron të shkruajë në shumë zhanre, përkatësisht poezi, dramë, libra për fëmijë, romane dhe triler. Nga krijimtaria e saj veçohet romani “Saga za Rajna” (Saga për Rajnën).
Duke folur për shprehitë dhe dëshirat e lexuesve më të rinj, por edhe të lexuesve më të moshuar, Petrushevska Tomeva tha se në disa vitet e fundit trendi po ndryshon dhe po zmadhohet interesi i publikut, që përveç vepra nga autorët e huaj, të lexohen edhe vepra të autorëve vendas maqedonas.
Në këtë drejtim Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për nxitjen e publikimit të autorëve të maqedonas Në këtë mënyrë, tha ai, shkrimtarët do të motivohen të krijojnë dhe lënë përgjithmonë gjurmë pas tyre.





