Në vijim është teksti integral i letrës që Presidenti i Republikës Franceze, Emanuel Makron ia dërgoi Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
I nderuar zoti President,
Ju falënderoj për letrën Tuaj pas takimit tonë në Londër. E shfrytëzoj këtë rast t’Ju dërgoj dëshirat time më të sinqerta për Ju dhe për vendin Tuaj dhe t’i dëshiroj Maqedonisë së Veriut një vit në harmoni dhe përparim të mëtejshëm në rrugën e saj evropiane.
Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona para tridhjetë vjetësh, Franca ka qenë gjithmonë e pranishme në momentet kryesore të historisë suaj: nëpërmjet Robert Badenterit, i cili ka marrë pjesë në përpilimin e Kushtetutës suaj, me punën e diplomatëve dhe ushtarëve francezë që ndihmuan të parandalohet shpërthimi i luftës civile në fillim të viteve 2000 dhe ndihmën që të arrihet Marrëveshja e Ohrit, si dhe në fund, në zgjidhjen e kontekstit tuaj me Bullgarinë.
Ju përgëzoj për përparimin e arritur vitin e kaluar. Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për aderim më 19 korrik ishte një hap i madh për Maqedoninë e Veriut. E përshëndes edhe nënshkrimin më 26 tetor të marrëveshjes Fronteks me Bashkimin Evropian, me të cilën njihet gjuha maqedonase, përmendet pa shënime, që dëshmon se propozimi i arritur me kompromis e respekton tërësisht karakterin unitar të identitetit maqedonas.
Mund të konsideroni në mbështetjen time të tërësishme dhe të përhershme gjatë negociatave aderuese. Do të vij me kënaqësi së shpejti në Maqedoninë e Veriut, me të më lejuar agjenda, në datën që do ta përcaktojmë bashkërisht, si më përkatëse në aspektin e agjendës politike.
Duke Ju dërguar përsëri urimet time të sinqerta, Ju lutem zoti President, të pranoni shprehjet e respektit tim më të lartë.
Përzemërsisht,
Emanuel Makron





