Takimi i Presidentit Pendarovski me aktorët e shfaqjes teatrale “E ikura”

9 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot në Qendrën e kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë u takua me aktorët Ljubica Gojkoviq, Gjorgji Andov dhe Ilija Strumenikovski, të cilët në vitin 1971 ishin pjesë e aktorëve të shfaqjes së kultit “E ikura” e Vasil Iljovskit.

Shkas i takimit është 95-vjetori i shfaqjes premierë që është luajtur në vitin 1928 me emrin “Lençe Kumanovçe”, si vepër drame me 5 akte ku në shprehje dalin tendencat e Iljoskit që ta dëshmojë veçantinë dhe larminë e gjuhës maqedonas.

Të tre aktorët i shkëmbyen me Presidentin Pendarovski kujtimet e veta prej para gjysmë shekulli, kur ata e kanë luajtur këtë shfaqje në teatrin kumanovar, me rrugëtimet e tyre të aktrimit nëpër kohë dhe e njohën me momentet më të shkëlqyera të karrierave të pasura si aktorë.

Presidenti Pendarovski, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për biografinë  mbresëlënëse dhe kontributin prej shumë dekadash të të tre aktorëve në artin teatral dhe filmi, tha se me interpretimin e tyre autentik të personazheve të Lençes, Boshkos dhe Petkos në “E ikura” u futën përgjithmonë në historinë e teatrit dhe kulturës maqedonase.

 

 

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....